Mirësevini në DRM Durrës të dhëna për mjedisin!

Qarku Durres

Qarku i Durrësit ndodhet në pjesën qëndrore të rrafshnaltës perëndimore të Shqipërisë dhe përb- ëhet nga dy rrethe, i Durrësit dhe i Krujës, të cilët aktualisht përfshijnë 3 bashki, 16 njësi- administrative dhe 104 fshatra, ku qëndra administrative e Qarkut është qyteti i Durrësit. - Qarku zë një sipërfaqe prej 76.000 ha dhe shtrihet në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë Qënd- rore me kufi gjeografikë në meridianët 19°25'-19°55' dhe paralelet 41°16'-41°37'. Kufiri i tij- perëndimor laget nga deti Adriatik në një gjatësi prej 62 km dhe është në distance rreth 10- 2 milje nga porti i Barit (It). Qarku Durres ka mbi 40000 ha tokë bujqësore ku perfshihen: toka arë, pemishte, vreshta dhe ullishte. Studimet e kryera këto vitet e fundit kanë treguar se- këto toka I përkasin kategorive mesatare, grupi III-IV, të cilat përbëjnë 65-70% të sipërfaqe- s së tokës bujqësore kryesisht tokë arë. Këto toka kanë cilësi të mira fiziko-kimike, të afta të prodhojnë perime të llojeve të ndryshme, drithëra bukë, bime foragjere dhe kultura të ndrysh- me industriale. Copëtimi i parcelave pas viteve 1990 dhe prishja e kanaleve kryesore kulluese I-II-II, ka ulur ndjeshëm vetitë fizike të tyre, duke prishur raportin e gypave kapilare ujë-aj- ër. Ky fenemon haste kryesisht në zonat kodrinore të rrethit të Durrësit përkatësisht në komun- at: Ishëm, Maminas, Gjepale si dhe në tokat kodrinore të rrethit të Krujës : Bub, Thumanë dhe Bashkia Fushë/Krujë. Këto toka ndahen në SAR (Subargjilore te renda) dhe SAL (Subargjilore te lehta). Studimet agrokimike kanë treguar se këto toka paraqesin një kapacitet të lartë asimilim- i të azotit, kaliumit dhe fosforit. Qarku Durres ka një sipërfaqe totale prej rreth 75.950ha të ndara sipas rretheve përkatesisht Rrethi Durrës 43.344 ha dhe Rrethi Kruje 32.606 ha. Sipërf- aqja e Fondit pyjor e Kullosur gjithsej zë një një sipërfaqe totale 20.060 ha, përkatesisht 75- 64 ha Rrethi Durrës dhe 12496 ha Rrethi Krujë, të ndara në: pronë shtetërore, pronë komunale dhe pronë private. Sipërfaqja e fondit pyjor e Kullosur përfshin pyje, kullota të menaxhuara, toke me bimësi pyjore, toka djerre, toka joproduktive etj. Hyrja ne fuqi e Moratoriumit të Pyj- eve në Republikën e Shqipërisë ka dhene rezultate pozitive ne kete aspekt duke ulur sipërfaqet- e dëmtuara nga prerjet. Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së sh- frytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikë- s së Shqipërisë, tregtimi i produkteve të tij, ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papë- rpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit, si dhe i qymyrit të drurit. Vlen të thekso- het se fauna e egër në Qarkun Durrës ka patur përmirësime të dukshme dhe shtim të saj, kjo fal- ë hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 7/2014 të shpalljes së Moratoriumit të Gjuetisë në Republikën e Shqipërisë. Qëllimi i këtij ligji është të ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm, si rr- jedhojë viti i kaluar është mbyllur pa shtim të aktivitetit të gjuetarëve. Tashme sot vihet re nje shumëllojshmëri shpendësh me numër te konsiderueshëm që frekuentojne zonat e rretheve Du- rrës e Krujë, ku këto lloje janë autoktone, por edhe shumë lloje shtegtare që kanë gjetur qetë- sinë e nevojshme në këto habitate. Politikat për mbrojtjen e mjedisit, përmirësimi i infrastr- uktures, forcimi i rolit dhe bashkëpunimi midis institucioneve qëndrore dhe lokale dhe mbi të gjitha ndërgjegjesimi i publikut, janë disa nga objektivat më kryesore të legjislacionit dhe st- rategjisë kombëtare. Synimi kryesor është parandalimi dhe minimizimi i mbetjeve, përmes trajti- meve si riciklimi me qëllim përfitim energjie apo nxehtësie të shfrytëzueshme në sektorin indu- strial. Menaxhimi i mbetjeve urbane për territorin e kësaj bashkie i eshte ngarkuar si kompet- encë N.SH.K Durrës dhe N.K Plazh. Depozitimi i mbetjeve urbane per Bashkinë Durrës bëhet në Po- rto-Romano, Durrës. Problemin e mbetjeve në njesitë administrative vartëse Bashkia Durrës e ka- zgjidhur duke operuar vetë nëpërmjet Ndermarrjes së Shërbimeve Komunale Durres (NSHK) dhe Nde- rmarrjes Komunale Plazh (NK Plazh). Në rrethin Durrës janë inspektuar 4 vend-depozitime ku bëhet grumbullimi i mbetjeve urbane për qytetin e Durrësit, Shijakut dhe fshatrave përreth me specifikat e mëposhtme: Vend-depozitimi Nr.1 Porto Romano-Lagja nr.15, prane korpusit Univer- sitar Vend-depozitimi Nr.2 Vadardh-Sukth i Ri Vend-depozitimi Nr.3 Manze-prane Grykë-Min- ierës Vend-depozitimi Nr.4 Ishëm- Fushë Bize Ne rrethin Krujë janë inspektuar 3 vend-- depozitime ku bëhet grumbullimi i mbetjeve urbane për qytetin e Krujës, Fushë-Krujës dhe fshat- rave përreth me specifikat e mëposhtme: Vend-depozitimi Nr.1 Kameras Fushë-Krujë -Pranë li- qenit dhe përroit te Bardharit Vend-depozitimi Nr.2 Krastë Krujë-Brenda ekonomisë pyjore Kra- stë rreth 1 Km në distancë nga qyteti i Krujës Vend-depozitimi Nr.3 Fshati Dukagjin, Thumanë- Zhurmat përkufizohen si tinguj të padëshirueshëm, përgjithësisht prezente në cdo ambjent ku ushtrohet aktivitet human, të gjeneruara kryesisht nga transporti dhe aktiviteti industrial- . Ekspozimi i qënieve humane përballë këtyre tingujve mund të ndikjoë negativisht në shëndetin- psikologjik dhe fiziologjik. Si rezultat, zhurmat mjedisore janë studiuar dhe monitoruar nga shumë qeveri dhe institucione në mënyrë që të vendosen standarte dhe të hartohen ligje për nive- let e shkarkimit të zhurmave. Direktiva Europiane 2002/49/EC e Bashkimit Europian instrukton rreth mënyrës si mund të shmangim, parandalojmë apo reduktojmë efektet negative të ndikimit të zhurmës në shëndet. DRM Durrës në bashkëpunim me ISHMP Durrës ka marrë masa për inspektimin e subjekteve, aktiviteti i të cilëve lëshon zhurma në mjedis dhe paisjen e këtyre subjekteve me leje mjedisi. Gjatë muajve të verës, në periudhen Qershor-Gusht janë realizuar inspektimet e ambienteve (kryesisht bregdetare) të cilët gjatë periudhës së verës emëtojnë zhurma në mjedi- s. Informacioni mbi nivelin e zhurmave për Qarkun Durrës merret përmes relacioneve të vetëmon- itorimit nga subjektet e pajisur me leje mjedisi, si një nga kushtet e vendosura në lejet resp- ektive për ushtrimin e aktivitetit. Monitorimi i nivelit të zhurmave për këto subjekte kryhet nga laboratorë apo studio të akredituara e të liçensuara dhe informacioni mblidhet e përpunohet- nga DRM Durres. Në bazë të këtyre të dhënave, subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qa- rkun Durrës nuk i tejkalojnë normat e lejuara të zhurmave në mjedis, referuar Udhezimit Nr. 8 datë 27.11.2007 “Për nivelet kufi të zhurmave në mjedise të caktuara”.